Nga Mentor Kikia
Si çdo verë, edhe sivjet po vijon postimi i faturave të kafeneve dhe restoranteve, që tregojnë çmime të larta. Padyshim që ka një debat për këtë, dhe nuk mugojnë ata që e komentojnë këtë si antireklamë për turizmin.
Por ka një zgjidhje të dashur miq. Kërkoni menunë para se të porosisni. Shikoni çmimet, nëse ua mban kërraba, porosini, nëse jo, ndërroni lokal.
Kam qenë 2-3 vite më parë diku dhe kërkova të porosis: Kamarieri filloi të numërojë: peshk, mish, djathë të bardhë e të verdhë, patate e salcë, sallatë greke, sallatë italiane, sallatë ruse e kineze, sallatë fshati e qyteti, verë e birrë….
– Më sill menunë – i thashë.
– Po çe do mo, ja ti them unë çfarë ka.
– Menunë usta, të shikoj çmimet
– Epo nuk kemi menu, e themi përmendësh.
– Epo të fala pronarit pra. Po e hëngra, e hëngra, nuk e kthej mbrapsht më.
Ja kështu mund të ndëshkohen ata që abuzojnë. Nëse ua bëjmë kështu abuzuesve, konkurenca mes tyre do të bëjë të reflektojnë. Tekefundit, pasi të kemi parë çmimet, të mos ankohemi pasi e kemi “ngrënë”.