FBI amerikane pritet të thërrasë për ta pyetur gazetarin-këshilltar të Bashës i cili është rekrutuar nga shërbimi sekret rus që para nëntë vitesh.
Mësohet se prezentë në këtë seancë pyetjesh, (involvimi i FBI vjen për shkak të situatës aspak të favorshme të krijuar nga shërbimi sekret rus në Shqipëri dhe Ballkan), do të jenë bashkë me ekspertë të FBI dhe një ekspert i SHISH si dhe një prokuror i krimeve të rënda.
Prokurori do të jetë nga sektori i antitrafikut dhe antiterrorit dhe do të ketë si detyrë përqasjen e informacionit të SHISH, informacioneve që do të nxjerrë vetë këshilltari i Bashës në prani të FBI, për t’i përpunuar dhe kopsitur dosjen dhe hetuar me detaje veprimtarinë e spiunazhit.
Këshilltari i Bashës mësohet se ka qënë njeriu që ka ndërmjetësuar për thirrjen e rusëve të Krimesë që ishin instaluar në Maqedoni, për tu përdorur për destabilizimin e situatës dhe në Shqipëri.
Situata i krijuar pak kohë para vendosjes së çadrës tre mujore të opozitës në pranverë të 2017, por gjatë periudhës së çadrës, solli dhe përdorimin e të gjitha mënyrave dhe skenarëve për të krijuar krizë në qeverisje dhe në tërë vendin.
Por ndërhyrja amerikane ka qënë e fortë dhe lajmet e publikuara në media bënë që ambasadori rus i asaj kohe Karpushin ta pranonte faktin se kishte kërkuar shtim personeli ruajtjeje dhe të specializuar për mbrojtjen e ambasadës.
Njëherësh mësohet se FBI në prani të organeve ligjzbatuese shqiptare do ta pyesi këshilltarin e Bashës, dhe për ndërmjetësimin për lobimin në në SHBA me para ruse.
FBI, prokuroria shqiptare dhe SHISH kërkojnë që hetimin e Bashës në SHBA e atë të këshilltarit të tij spiun rus, ti bashkojnë në një dosje, që do të jetë vërtetë me pasoja nëse vertetohet se i kanë sjellë dëm stabilitetit të Shqipërisë, rajonit e kanë vënë në rrezik sigurinë dhe interesat e SHBA.
SHISH e kishte vënë nën përgjim këshilltarin më të afërt të Lulzim Bashës, në bashki dhe tashmë në PD, i cili ka qënë një emër i njohur në gazetarinë shqiptare.
Dhe rezultati i këtij përgjimi me zë dhe figurë ka treguar se këshilltari i Lulzim Bashës është rekrutuar nga spiunazhi rus kundrejt pagesës dhe benefiteve të tjera për të dhe për kreun e partisë të cilës i shërben.
Në një kohë kur influenca ruse në Ballkan ku përfshihet edhe Shqipëria përbën shqetësim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, dosja e SHISH nxjerr në pah se si shërbimi sekret rus ka vepruar ndër vite në Shqipëri.
Me detaje tregohet se si shërbimi sekret rus që prej vitin 1999 ndërtoi një rrjet agjenturor në Shqipëri në të cilin janë përshirë, gazetarë, diplomatë të ministrisë së punëve të jashtme shqiptare, një shtetase ruse e martuar me një shqiptar, si dhe tre persona të tjerë të cilët nuk u identifikuan asnjëherë nga shërbimi ynë sekret.
Pjesë e survejimit të shërbimit sekret shtetëror shqiptar, ka qenë edhe një person i cili më pas mbajti postin e këshilltarit të kryetarit të një prej partive të mëdha të spektrit të djathtë, në vendin tonë. Dhe ky person sikurse nënvizuam më lart, është këshilltari më i afërt i Bashës.
SHISH ka mbajtur nën survejim 18 persona mes tyre 5 persona me nënshtetësi ruse 1 grek dhe 12 të tjerë shqiptarë. Veprimtaria e 18 personave të survejuar në këtë dosje spiunazhi, nis në vitin 1999 deri në vitin 2003.
SHISH vendos në qendër të këtij operacioni spiunazhi një shtetas rus i cili përmes një pasaporte shërbimi mbërriti në Shqipëri si korrespondent i një gazete ruse për të mbuluar te gjithë hapësirën Shqiptare Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi.
Më pas ky person mori rolin e atasheut për çështjet konsullore në Ambasadën ruse në Tiranë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri gazetari rus që fliste shqip me aksent verior, tërhoqi vëmendjen e SHISH, agjentët e të cilit e vunë nën survejim duke i përgjuar edhe telefonin.
Në këtë dosje spiunazhi tregohet përse për SHISH ky person përbënte interes për ta patur nën mbikqyrje konstante.
Nga ndjekja e gazetarit rus, agjentët e SHISH hap pas hapi zbuluan personat me të cilët ai kontaktonte.Gazetari rus në një kohë të shkurtër arriti të miqësohej me një gazetar shqiptar, i cili u përgjua dhe u survejua nga SHISH.
Dosja e SHISH tregon se si ky gazetar rus nuk kishte një zyrë pune në Tiranë por përdorte ambientet e ambasadës. Duke ndjekur gazetarin rus SHISH zbuloi se si përmes OSBE një shtetas rus kishte mbërritur në Shqipëri dhe ishte stacionuar në Fier.
Më pas u zbulua se ky person kishte mbaruar shkollën e lartë ushtarake në kohën e ish Bashkimit Sovietik dhe se ka punuar edhe si oficer në zbulimin ushtarak për disa vite dhe se përdorte në Shqipëri një mbiemër tjetër.
Ky është informacioni i parë i nxjerrë në media me fakte për shtrirjen e ndikimit rus në Shqipëri, politikën opozitare shqiptare, por dhe në diplomaci dhe në rrethet gazetareske.
SHBA me sa duket ka qënë tërësisht në kontakte të këtyre informacioneve, teksa ka bërë dhe lidhjen mes lobimit të Bashës me para ruse për të ardhur në pushtet, por dhe rolin e interlokutorit që ka luajtur këshilltari-gazetar më i afërt i tij për të garantuar bashkëpunimin./Pamfleti