E frikshme, e çmendur, qesharake, invazive. E gabuar. “Gizmodo” raporton se gazeta “Washington Post” ka raportuar se FBI ka mundësi teknike të aktivizojë kamerën e një kompjuteri pa ndezur dritëzën e cila i tregon përdoruesit te tij se kamera është në proces rregjistrimi. Ç‘dreqin po ndodh? Ç‘lloj bote është kjo që po jetojmë?
Marcus Thomas, ish-ndihmës drejtori i Divizionit të Teknologjisë Operacionale në FBI i ka treguar “Washington Post” se ajo mënyre ngjethëse për të rregjistruar nga laptop-i, “kryesisht”përdoret në rastet e terrorizmit apo në hetimet e rasteve kriminale “nga më seriozet”. Gjithsesi kjo nuk e bën kete më pak të çmendur (apo më te mirë) meqenëse vetë ideja që FBI mund të të vrojtojë ty nëpërmjet kompjuterit është absolutisht shqetësuese.