Skënderbeu i ka punët pisk, pasi akuzohet nga UEFA se ka trukuar ndeshjet dhe për këtë është përgatitur një raport mjaft i gjatë nga inspektorët e qeverisë europiane të futbollit, që kërkojnë përjashtimin nga aktivitetet me dhjetë vjet dhe një gjobë 1 mln euro. Kompania ndërkombëtare e monitorimit të basteve, “Federbet”, ishte e para që akuzoi hapur Skënderbeun në vitin 2015 për trukimet e ndeshjeve në Europë. Asokohe, FederBet u përball me reagime të shumta në Shqipëri, duke u cilësuar si akuzë tendencioze. Sot, organizata në fjalë, ka kujtuar se ishte pikërisht ai zë publik që solli vendimin e UEFA-s për të nisur hetimet dhe për të kontroluar klubin shqiptar.
Postimi i “Federbet”
Më shumë se dy vite më parë, ne vendosëm të hidhnim dritë mbi lëvizje të çuditshme në lidhje me ndeshjet e Skënderbeut. Ne morëm shumë kërcënime, fyerje dhe kritika të mëdha. Në një distancë kohore prej 28 muajsh, UEFA po kërkon një skualifikim të gjatë të skuadrës shqiptare. Ne e përsëritim tani atë që ne thoshim në atë kohë: heshtja është benzinë për zjarrin e trukimeve!!! Mund ta quani padi, mund ta quajmë shqetësim por jemi të sigurt se pa thirrjet tona, asgjë nuk do të kishte lëvizur. … që të mos harrojmë. /Pamfleti.com