Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor.
Lulzim Basha dorëheqjen? Arjan Curri plas deklaratën e fortë, paralajmëron atë çfarë mund të ndodhë: Sali Berisha dhe ai e kanë…
Ekspertët i morën të dhënat nga Eurostat për vendet e BE-së dhe nga vende jo anëtare të BE-së. Numri i emigrantëve për Shqipërinë u përllogarit nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende.
Në lidhje me këto të dhënat e fundit, ka ardhur edhe reagimi i Ilir Metës që fëmijët e tij i kla emigrat arsimor për tu kthyer aty ku është mamai dhe babi që të vazhdojnë akoma të vjedhin Shqipërinë dhe shqiptarët.
Mesazhi i plotë i Ilir Metës
Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, dramës më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, është sfida më e madhe, që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete.
Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.
Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.