• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Fest 64/ Fituesi i madh që do na përfaqësojë në Eurovizion është Alis me “Nan”!

December 21, 2025
in Kulture

Mbrëmjen e sotme duke filluar nga ora 21:00 u mbajt në ekranin e RTSH Festivali i këngës me titull “Fest 64”. Mbrëmjen e çeli këngëtarja Bleona Qerreti, këngëtarja jonë me famë botërore. Drejtor i bendit të festivalit ishte Elton Deda.

Prezantuesit e Festivalit të madh të këngës për këtë vit ishin komediani Salsano Rrapi dhe këngëtarja Arilena Ara, drejtpërdrejt nga “Pallati i Kongreseve”.

“Sonte është një festë e muzikës shqiptare”- tha Arilena Ara.

Plot 64 vite këngë të festivalit më të famshëm në trevat shqiptare që njerr dhe fituesin që do të na përfaqësojë në Eurovizion.

Kënga e parë e mbrëmjes ishte Gerta Mahmutaj me “Në krahët e tu”, një baladë tipike dhe muzikë e lehtë me nota RnB. Alfred Kaçinari dirigjoi këtë këngë.

“Nuk kthehem pas” ishte dhe kënga e dytë nga grupi “Lynx”, vokalisti I tyre kishta pasur problem me kordat vokale por gjithsesi performoi mjaft mirë këtë këngë të zhanrit rock.

Frensi ishte e treta në garë me këngën “Tresh” një këngë pop me një mesazh të fortë social për tradhtinë bashkëshortore.

Radhën e kishte falenderimi për punonjësit që bënë këtë festival, “stafin e papërtueshëm”- tha Salsano.

U rikthye edhe Evi Reçi me “Kodi i jetës”, këngë me nuance metali dhe rap, një recitim i saktë i tekstit nga një këngëtaret më simpatike që ka pasur Shqipëria që mbahet mend për hitin “Jemi të dy”.

Juria u përbë nga:

Belina budini, pedagoge

Valentin Veizi, kompozitor

Anila Basha, gazetare

Zef Çoba, kompozitor

Olen Çesari, muzikant

Bleona Qereti, popstare

Rame Lahaj, tenor, ishte kryetar i jurisë

“Ky festival duhet të bëhet motiv për muzikantët e rinj”- u shpreh Ramë Lahaj. Kujtojmë se 50% e votimit i takon jurisë dhe 50 % publikut.

Kënga që pasoi ishte “Ballukeprera” nga Rezarta Smaja, një këngë me motive epike dhe poetike natyrore që u dirigjua nga Markelian Kapedani.

Kohë pati dhe për një kartolinë për Arilenën nga vajza e Salsano Rrapit që e uroi Arilenën për performancën e saj në natën e 3.

Më pas në skenë erdhi Rigersa Loka me « Albanian heart », një pre shkodranëve të shumta në garën për çmimin e madh që u dirigjua nga Maria Ademaj.

Artisti i radhës ishte Vedat Ademi me “Kur fjala mbaron”, një këngë baladë me mesazh shumë të fortë dhe e dirigjuar nga Alfred Kaçinari.

Më pas në skenë doli Erik Lloshi me “Dy pika dashuri”, një këngë me kompozim të Flamur Shehut.

Kënga që erdhi pastaj në skenë ishte “Hije”, nga Kleansa Susaj, ajo u pasua nga një performancë e Sara Kapo me “Të dua shumë”.

Më pas kënga që merr frymëzim nga folklori, ishte Shejla me këngën “Zemra e tokës”, një këngë me nuance të forta ideologjike, nga ato të ekologjisë.

Në mbrëmje pati dhe një incident në skenë që nuk dihet në ishte i planifikuar, një person hyri i veshur vetëm me mbathje në skenë dhe një send u hodh në skenë.

Kënga që pasoi ishte Savjan Vjerdha me këngën “Dimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë” me tekst të Ilirian Zhupës dhe dirigjim të Markelian Kapedanit.

Këngë që erdhi pas saj ishte « Valle mbi hi » nga 2 Farm, një grup që shartoi një seri rrymash muzikore nga rroku te death metal, grup që përfshin edhe këngëtarin e njohur Kastro Zizo.

Kënga e radhës ishte “Pa pretendime » e Kamela Islamaj, një emër i njohur ky për skenën shqiptare të muzikës. Kjo këngë kishte motive të diskos dhe kundërkulturë së viteve ’60.

Balada që pasoi ishte një duet: Gresa Gjosera dhe Bledi Kaso me titull « Busulla e zemrës” dhe pas saj ishte Inis Neziri me këngën “Ta kam fal”.

Lorenc Hasrama erdhi në skenë pastaj me këngën “Lamtumirë” dhe pas tij erdhën si të ftuar special Elsa Lila dhe Aleksandër Gjoka.

Artisti I radhës ishte Endri Kaçaçi me këngë “Si unë”. Ai u pasua nga Luna Çausholli me këngën « Pa kufij » dhe me stilin tejet të veçantë të këngëtares.

Ajo u pasua nga këngëtari nga Shkodra Alis me « Nan ». Një këngë e thjeshtë për një zë të madh.

Kënga « Okej » ishte një këngë moderne e interpretuar nga Margerita Shllaku me motive të forta sociale. Këngëtarja njihet me pseudonimin « Ghiti ».

Enxhi Nasufi me « Dritë » ishte kënga e radhës. Ajo njihet më shumë si prezantuese por ja doli dhe si këngëtare, ajo u pasua në skenë nga Fifi dhe Tiri Gjoixi me këngën « Rri ».

Kënga e fundit ishte ajo e Fifit dhe Tirit. Kohë pati dhe për fituesit e vjetshëm Shkodra elektronike me këngën e tyre hit “Zjerm”. Më pas interpretoi dhe këngëtari Tommy Cash, këngëtari i hitit botëror “Espresso Machiatto”, përfqësuesi i Estonisë në eurovizionin e vjetshëm. Ai e interpretoi këtë hit dhe sot. Vota e jurisë shkoi për Alis me Vedat Demin dhe Sheilën që plotësua podiumin. Fituesi i madh (plus votën e publikut) ishte Alis me 152 pikë që do shkojë në Eurovizion

Vendi II: Iris Neziri

Vendi III: Sheila

A.K./TemA

Next Post

Akuzohet se ka marrë djalin e tezes zv.ministër, por Pirro Vengu nuk ka teze fare

Raketat ruse "Oreshnik" në Bjellorusi, oguri i zi edhe për Evropën

Armando Broja: Goli erdhi në momentin e duhur për mua dhe për ekipin

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved