Bulevardi kryesor i kryeqytetit është ndezur nga atmosfera elektrizuese e tifozëve kuqezi, që po festojnë këtë fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë.
Këngë, flamuj, fishekzjarre dhe valë entuziazmi kanë pushtuar Tiranën, në një natë që do të mbetet gjatë në kujtesën e çdo shqiptari.
Pamje që rikthejnë kujtimet e vitit legjendar 2004, kur Shqipëria mposhti Greqinë kampione Europe — dhe sot, në 2025, shkruan një tjetër faqe të artë të historisë, duke triumfuar ndaj Serbisë.






