Dje ishte festa Kombëtare e SHBA-së që çuditërisht ambasada e festoi me datën 2 Korrik , dita kur pavarësia u shpall por jo me 4 Korrik
kur Kongresi Kontinental e miratoi zyrtarisht Deklaratën e Pavarësisë.
Festimet filluan brenda pak ditësh: parada dhe lexime publike, zjarre dhe qirinj dhe shkrepja e 13 fishekëve, një për secilin prej shteteve origjinale.
U desh të kalonte pothuajse një shekull para se vendi ta shpallte zyrtarisht si festëthemelimin e tij.
Por, po me 4 korrik 1964 lindi edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Këto event u sfumuan nga mediat dhe politiqenët shqiptarë duke festuar para dy ditësh festën e Amerikës ashtu siç feston datlindjen Sali Berisha. Dje në New York shpërthyen fishekzjarrët dhe qytetarët amerikan uruan atdheun e tyre SHBA-në.
“Katër korriku është një ditë e shenjtë në vendin tonë, është një kohë për të festuar mirësinë e kombit tonë, i vetmi komb i themeluar mbi idenë se të gjithë njerëzit janë krijuar në mënyrë të barabartë”, shkroi në Twitter të hënën Presidenti Joe Biden. “Është e sigurt se, ditët tona më të mira janë gjithnjë përpara”.
Por këto nuk kanë mjaftuar që kazanët dhe gjirizet mediatike shqiptare, tu kushtonin një in memorie ose detyrim për ta uruar kryeministrin e vendit për 58 vjetorin e lindjes. /Ekskluzive.al