Mbrëmjen e djeshme, presidenti Bajram Begaj ka organizuar në ambiente e Pallatit të Kongreseve një pritje shtetërore me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku priti autoritete të larta të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të forcave politike, komuniteteve fetare, kulturës, artit dhe medias për të kremtuar së bashku festat kombëtare në këtë vit jubilar të mëvetësimit të Shqipërisë.
Ajo që u vu re ishte dhe prezenca e ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, është parë shumë afër me ambasadoren e ShBA-ve në TIRAnë, Yuri Kim, teksa shkëmbejnë batuta dhe të qeshura me njëri-tjetrin.
Të pranishëm kanë qenë dhe ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, apo kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Nuk kanë munguar as figurat e larta poltike nga Kosova si Enver Hoxhaj, Ramush Haradinaj, etj.