ish-deputetin Ervin Salianji shpjegoi dhe sqaroi variantin e tij në lidhje me vendimin e dhënë nga Gjykata, të cilin ai e konsideron të padrejtë.
Por, sapo nisi emisioni, Fevziu nisi të bënte shaka, duke i thënë Salianjit se në cilin bûrg do të shkojë dhe sa shpejt do të dalë në ajrosje.
Biseda në studio
Fevziu: Një vit burg, jeni politikani i dytë pas dënimit të Spiro Kserës, rreth katër vjet më parë dhe ndoshta një nga katër-pesë politikanët që në këtë vend janë dënuar me burg. Që do të thotë që ju nuk do të shkoni burg sot apo jo?
Salianji: Jo, sot jo por sipas Gjykatës unë duhet të isha në burg që para dy vitesh, që nga publikimi. Dhe nga ana tjetër ka një gjë tjetër. Pritet vendimi i Gjykatës së Apelit.
Fevziu: E keni apeluar?
Salianji: Do e apelojmë, por presim të zbardhet vendimi
Fevziu: Që do të thotë, Salianji, se nëse edhe Apeli vendos se jeni fajtor dhe lë në fuqi vendimin shkallës së parë, ju do të shkoni në burg?
Salianji: Po patjetër, nëse institucioni e thotë këtë, do ndodhë. Dhe s’ka ndonjë gjë.
Fevziu: E ka caktuar edhe burgun?
Salianji: Po, burg i sigurisë së ulët, por ç’rëndësi ka kjo…
Fevziu: Jo, ka sepse do dilni më shpesh në ajrosje dhe keni më shumë…
Salianji: Nuk e di si funksionojnë këto, por do jetë burg. Ata do kishin pasur dëshirë me pushkatim, por nuk ja dolën dot…