Blendi Fevziu i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të pakespozuarit’ u shpreh se kishte shpresuar se për shkak të pakënaqësisë për qeverisjen 8-vjeçare të kryeministrit Edi Rama, vota e protestës do të ishte e vlefshme dhe do ta rrëzonte atë.
Mirëpo Fevziu tha se kishte humbur shpresën për rotacion kur kishte mësuar se pjesëmarrja në zgjedhje nuk ishte më e lartë se ajo e 2017-ës.
“Ka qenë një rezultat që për arsyet e sondazheve na çonte aty këtu. Por pakënaqësia ndaj Ramës dhe një votë proteste do të ishte më e vlefshme. Kjo votë sipas meje ishte e pakapshme nga sondazhet. Kur pashë që pjesëmarrja nuk ishte më e lartë se e 2017-ës shpresën për ndryshim dhe për rotacion e humba.
Në vitet 90-të vullneti i zgjedhësve ka qenë i lirë, pas viteve 2000 ka një udhëzim që mbështetësit të votojnë më herët. Forcat politike i çuan herët mbështetësit për të votuar. Mendova se vota e protestës do të ishte më e fortë se vota për ta mbajtur në pushtet. Duhet dikush që ta rrëzojë. Kishte diçka të çuditshme në këto zgjedhje që të dyja palët ishin të bindura që fitonin”, tha Fevziu.