Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në banesën e shtetasit Lek Ndou në fshatin Poran në zonën e Malësisë së Madhe.
Ngjarja ndodhi një ditë pasi Ndou qëlloi me armë drejt furgonit të Tonin Pepkolajt, i cili po kthehej nga Tirana në drejtim të Fushë Arrëzit, pas një sherri për pasagjerët e linjës. Nga sulmi nuk janë raportuar persona të lënduar.
Arma u gjet në shtëpinë e shtetasit Lek Ndou, i cili u shpall në kërkim nga policia. Konflikti i dy familjeve ka nisur disa kohë më parë pasi djali i Lekës është konfliktuar me Tonin Pepkolajn.
Policia po punon për kapjen e Ndout dhe po heton sulmin ndaj banesës së tij që dyshohet se ka lidhje po me ngjarjen e një dite më parë.