Punimet për HEC-in e Moglicës, duket se tashmë po shkojnë drejt përfundimit.
HEC-i i Moglicës, është një projekt i cili po ndërtohet mbi kaskadën e Devollit, dhe ishte parashikuar që brenda këtij viti pritet që të futet në punë.
CNA.al sjell më poshtë fotot, ku tashmë janë mbyllur portat e HEC-it si dhe ka filluar puna për krijimin e liqenit të këtij hidrocentrali.
HEC-i i Moglicës, i cili bashkë me HEC-in e Banjës, si pjesë e Kaskadës së Devollit, pritet të rrisin me 17% furnizimin me energji, janë projekte të nisura nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Kujtojmë këtu se në vitin, 2005 qeveria Berisha i vuri prioritet vetes energjinë elektrike, dhe u nënshkruan disa kontrata për një numër të madh HEC-esh, që sipas kryeministrit të asaj kohe do të plotësonin nevojat energjitike në vend.
Ministria e Ekonomisë, me datën 21 nëntor 2007 zhvilloi tenderin për shfrytëzimin me koncesion të rezervës hidrike të lumit Devoll.
Pas përfundimit me sukses dhe vënien në punë të HEC-it të Banjës nga kompania Statkraft në lumin Devoll, hidrocentrali tjetër që është në proces të punimeve, Moglica do të ketë kapacitet më shumë se sa dyfishi i hidrocentralit të Banjës.
HEC-i do të ketë një kapacitet të instaluar prej 172 MË dhe një prodhim mesatar vjetor prej 475 GËh.
Diga e Moglicës do të jetë 320 metra e gjatë, 150 metra e lartë dhe 460 metra e gjerë. Rezervuari i Moglicës do të ketë një sipërfaqe prej 7.2 km2, e krahasueshme me 1000 fusha futbolli.
Marrëveshja e Koncesionit, me Devoll Hydropoëer është nënshkruar në Kuvendin e Shqipërisë, në vitin 2009./ CNA.al