Kur ulesh në një tavolinë me Reshat Arbanën, të duket sikur ke përballë një personazh filmi.
Portret i hijshëm, zë i fuqishëm, figurë frymëzuese. E pamundur të zhvillosh një bisedë, pa u ndërprerë nga dhjetëra përshëndetje njerëzish, që i urojnë një ditë të mbarë apo që duan t’i shtrëngojnë dorën.
Është ende herët, se me gjasë do kishte edhe nga ata që do e donin edhe një fotografi me aktorin, një nga më të mirët e skenës dhe ekranit shqiptar.
“Emrin nuk e blen dot me para. Emrin ta jep ai njeriu i thjeshtë që të përshëndet në rrugë.” – thotë aktori, i cili ua kthen të gjithëve përshëndetjen me dorë në zemër.