Roma dhe Feyenoord luajnë të mërkurë në 25 maj finalen e Conference League në Tiranë. “Stadiumi Kombëtar” do mirëpresë finalen e parë europian të këtij eventi, me kryeqytetin shqiptar që do jetë epiqendra e mijëra tifozëve.
Ultrasit e Romës kanë shpërndarë edhe disa udhëzime për transfertën, teksa bie në sy se kërkohet respekti për qytetin pritës. Në barazimin e djeshëm 1-1 me Venezian në “Olimpico”, romanët kanë shpërndarë disa broshura me udhëzime.
Roma jonë, pas 31 vitesh, rikthehet për të luajtur një finale europiane.
Mund të garantojmë që ata që do të jenë atje do të japin gjithçka për të përfaqësuar edhe ata që, për fat të keq, nuk mund të jenë aty. Ne kemi një takim me historinë dhe duhet të jemi të denjë për të.
Transferta në Tiranë duhet të përballohet në mënyrë korrekte, brenda dhe jashtë stadiumit, për arsye të dukshme.
Disa rregulla të thjeshta që ju ftojmë të ndiqni: 1) shmangni lëvizjet vetëm ose në grupe të vogla;
2) mos sillni flamuj ose pankarta “personale”: materiali do të sigurohet në vend;
3) më vonë do të komunikohet pika e takimit nga do të nisemi për të shkuar në stadium;
4) tregoni respekt për qytetin pritës.
Na hap rrugën për të kaluar!