Mediat franceze bëjnë të ditur se Sarkozy po merret në pyetje lidhur me financimet e dyshimta të fushatës se vitit 2007.
Gazeta Le Monde shkruan se kjo është hera e parë që Sarkozy është marrë në pyetje në lidhje me një hetim, i cili u hap në prill të vitit 2013.
Ai mund të mbahet deri në 48 orë në polici dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës për një aktakuzë menjëherë nëse policia ngre hetime.
I njëjti rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Shqipëri, përkatësisht me Kreun Demokrat Basha, i cili ka paguar shuma marramendëse për lobim me rusët, të cilat nuk janë të deklaruara gjëkundi.
Basha, pas invetigimit të “Mother Jonnes” nuk ka dhënë asnjë sqarim lidhur me këtë çështje.
Kryedemokrati është në momente tejet të vështirë, pasi nuk justifikon dot paratë e lobimit në SHBA.
Pra, kemi dy raste të ngjashme: Sarkozyn dhe Bashën. Njeri i përgjigjet autoriteteve, ndërsa tjetri mohon akuzat dhe fshihet “pas gishtit” dhe retorikave boshe.