Që pas publikimit të investigimit nga “Mother Jones” ku faktohej lidha e drejtpërdrejtë e Lulzim Bashës me Rusinë, Partia Demokratike ka ndërmarrë një sulm të hapur ndaj medias së njohur. Lidhur me këtë, prestigjiozja amerikane ka reaguar sërish duke sjellë faktet që sipas saj janë të pa kontestueshme.
Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave.
Dalja e dobët e Bashës mbrëmë në debatin live në opinion ishte pasojë e faktit se PD dhe ai vetë e ka të pamundur ta fshehi këtë skandal.
Pas reagimeve dhe akuzave të ardhura nga selia rozë në të cilën i kërkohej Lulzim Bashës dhe PD të bënte publike lidhjet e tij me lobistët rus si dhe të deklaronte burimin e të arhdurave.
Pas këtij skandali që ka “mbërthyer” mabrë opinion publik madje që ka krijuar turbullira edhe brenda kampit blu, Basha tashmë haset edhe me reagimin e ashpër të Kryeministrit Rama.
Kreu i ekzekutivit e konsideron këtë aferrë lobuese një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit.
“Por që kjo histori s’mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund, nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë (drogëdrogëdrogëkrimkrimkr
Reagimi i plotë:
Që është një mishmash financiar xhepash të errët, kjo nuk diskutohet sepse vetë mishmashi provohet edhe nga dy prononcime krejt të kundërta, në harkun e 3 muajve nga i zoti i mishmashit;
Që është një mishmash në shkelje të hapur me pasoja penale të disa ligjeve të vendit, as kjo nuk diskutohet dhe për këtë mjafton të dëgjosh qoftë edhe vetëm këto dy prononcime krejt kontradiktore;
Që është e habitshme që të gjenden disa rusë bujarë (dhe jo vetëm rusë) që të nxjerrin nga xhepat e tyre gjysëm milionë dollarë për një parti shqiptare, as kjo nuk diskutohet që e bën mishmashin edhe më skandaloz, ligjërisht e politikisht!
Por që kjo histori s’mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund, nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë (drogëdrogëdrogëkrimkrimkr
Shqipëria nuk mund të merret dot peng nga askush dhe shqiptarët pa dallim partie, nuk e meritojnë këtë mishmash papërgjegjshmërie politike, ligjore dhe kombëtare.
LEXO.AL