Sali Berishës do të fetojë “fitoren e demo(n)kracisë” më 28 mars ku do të jetë finishi i rrëzimit të Rama-Duro(s) në Kar-bunarë. Një lajmërim që tingëllon më shumë si jehonë e një kohe të shkuar sesa si thirrje për të ardhmen.
Sali Berisha shfaqet me “300 petritat” e mbetur – relike të një retorike që nuk frymëzon më askënd. Përkundrazi, prish qetësinë e Tiranës dhe i nxjerr punë bizneseve që duhet të mbyllin qepenat për hir të një politike që nuk prodhon as ide, as besim.
Retorika për luftë kundër korrupsionit dhe për votën e lirë sot tingëllon si një skeç i lodhur. Jo vetëm që nuk bind, por i bën protagonistët e saj qesharakë në sytë e publikut, që tashmë i sheh me një përzierje nënçmimi dhe lodhjeje.
LEXO EDHE:
FOTOLAJM/ U prek nga gazi lotsjellës, Berisha me sy të skuqur e të përlotur
Sepse, së pari, Sali Berisha ështe vetë nën akuzë për korrupsion dhe i pandehur nga SPAK
Së dyti, ai mban mbi vete damkën “non grata” nga SHBA dhe Britania Madhe për korrupsion të nivelit të lartë dhe minim të demokracisë. Pra, për këtë histori, siç thuhet rëndom, “i ka dalë era”.
Ndërkohë, “300 petritat” e PD jetojnë në një luks që nuk ka lidhje as me trashëgimi, as me mund të ndershëm. Një luks i ngritur mbi shfrytëzimin e pushtetit dikur dhe lidhjeve me pushtetin sot. Ata që dikur erdhën me baltën e provincave në këpucë dhe e lanin te shatërvani, sot janë bërë moralistët e demokracisë me dy gishta lart.
Siç do ta thoshte Gjergj Fishta:
“Me dy gishta ngritun përpjetë,
i pinë gjakun kombit t’shkretë…”
Evokimi i përditshëm i “rrëzimit të komunizmit” dhe retorika antikomuniste tingëllojnë edhe më ironike kur një parti drejtohet ende nga një ish-sekretar organizate. Kjo e bën gjithë këtë skenë të duket si një teatër absurd, ku protagonisti dhe figurantët jetojnë në një realitet paralel – një gjendje pothuajse deluzionale.
Nga jashtë, ajo që shihet është një karnavalllik politik që herë-herë i ngjan më shumë një çete haxhiqamiliste sesa një opozite serioze. Një opozitë që jo vetëm nuk besohet
më, por është kthyer në pengesë për një zhvillim normal të demokracisë dhe shtetit ligjor.
Sepse historia nuk harrohet me slogane.
Viti 1996, hija e manipulimit të votës.
Viti 1997, plagët e piramidave dhe mijëra viktima.
Shpërthimi Gërdecit tragjedia e kthyer në biznes.
21 janari, katër të vrarë në bulevard.
Dhe siç do të thoshte “Dori i vogël”: kësaj pune i ka dalë era.
Megjithatë, Sali Berisha premton sërish se më 28 mars, në 35-vjetorin e krijimit të PD në Kar-bunarë do të shënohet “dita e fundit” e Edi Ramës.
Një premtim që ngjan më shumë me një deja vu politik: i dëgjuar shumë herë, i besuar gjithnjë e më pak.





