• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, November 21, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Fishkëllimat e tifozëve kosovarë ndaj Xhakës kënaq serbët dhe bën jehonë në Serbi: U poshtërua nga të vetët!

November 20, 2025
in Diaspora

Kur askush nuk e pristje, Granit Xhaka mbrëmjen e djeshme u fishkëllya pa fund nga tifozët “Dardanë” në sfidën që Zvicra barazoi 1-1 me Kosovën. Në “Fadil Vokrri” thuajse në çdo top që prekte, mesfushori shqiptar që mban në krah shiritin e kapitenit te “helvetët” fishkëllehej nga një pjesë e tifozëve, me këtë të fundit që nuk e mbështetën aspak “djalin e tyre”.

Pas sfidës mjaft i zhgënjyer ishte 33-vjeçari, i cili ka pranuar se nuk është ndjerë mirë dhe se gjesti i bërë ndaj tij e ka “goditur”. Gjithashtu Xhaka u pa të debatonte me tone të ashpra me kryetifozin e “Dardanëve”, Lulzim Berishën.

Nga ana tjetër, fryma e dhënë në stadium kundër Xhakës, nuk u ka shpëtuar as mediave serbe të cilat i kanë bërë “jehonë” faktit që futbollisti po sulmohej nga të vetët. Për serbët ky ishte moment ideal për të përforcuar shkrimet kundër 33-vjeçarit, pas një “inati” që vijon në kohë.

“B92” në artikullin e saj shkruan se: “Xhaka u fishkëllye në Prishtinë”, ndërsa vendosin edhe deklaratëne shqiptarit, ku theksonte se diçka e tillë i ka “dhembur”.

Ndërkohë “Kurir” i ka dhënë më shumë “zë” diçkaje të tillë, teksa shkruajnë se: “Granit Xhaka u shemb, pasi u POSHTËRUA në një ndeshje kundër shtetit të rremë të Kosovës”.

Dukshëm ky gjest i bërë nga një pjesë e tifozëve “Dardanë” ka “kënaqur” serbët, të cilët kanë shfrytëzuar rastin për të “goditur” sërish. Rikujtojmë se Granit Xhaka në çdo përballje në fushë ka treguar me krenari origjinën e tij, shoqëruar dhe me simbolin e shqiponjës, gjë e cila vazhdon të “dhembi” shumë te serbët.

Next Post

Mario Mitaj në formacionin më të mirë të kualifikuese të Botërorit

LAJMI I FUNDIT/ Shorti i “Play-Off”-it, Shqipëria përballet me Poloninë

Kosova përballet me Sllovakinë në gjysmëfinalen e “Play-Off”-it të Kupës së Botës

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved