• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Fitoi zgjedhjet me 98% të votave! “Kasapja e Tanzanisë” akuzohet për mijëra vrasje dhe varre masive

December 6, 2025
in Bota

Tanzania është përfshirë nga trazira të dhunshme pas rizgjedhjes së presidentes Samia Suluhu Hassan, e cila akuzohet për krime të rënda kundër njerëzimit. Ajo, e cilësuar nga aktivistët si “Kasapja e Tanzanisë”, dyshohet se ka urdhëruar një fushatë të përgjakshme shtypjeje ndaj protestuesve pas zgjedhjeve të tetorit, ku pretendoi fitoren me 98 për qind të votave.

Sipas organizatës ndërkombëtare Intelwatch, deri në 10 000 civilë mund të jenë vrarë nga forcat e sigurisë. Drejtoresha Dr. Paula Cristina Roque thotë se dhuna ishte “e planifikuar paraprakisht”, me raportime për varre masive dhe eliminim trupash në liqenin Viktoria, përcjell A2. Pamje të verifikuara tregojnë persona të qëlluar me plumba në kokë ose në shpinë ndërsa iknin.

Protestat shpërthyen më 29 tetor në Dar es Salaam dhe u përhapën në gjithë vendin, të udhëhequra kryesisht nga të rinjtë që kundërshtonin sundimin e gjatë të një partie të vetme. Qeveria vendosi një bllokim pothuajse total të internetit për të ndaluar qarkullimin e videove të masakrave, ndërsa media dhe qytetarët raportuan për zhdukje, arrestime arbitrare dhe fshehje trupash.

Bashkimi Europian, Britania dhe 15 vende të tjera europiane dënuan ashpër dhunën, duke kërkuar “përmbajtje maksimale” nga forcat e sigurisë dhe lirimin e të ndaluarve politikë. Edhe Kisha Katolike e Tanzanisë i quajti vrasjet “një turp para Zotit”.

Ndërkohë, opozita mbetet nën presion. Lideri i saj kryesor, Tundu Lissu, i cili i ka mbijetuar një atentati me 16 plumba në 2017, vazhdon të qëndrojë në burg i akuzuar për tradhti. Aktivistë të tjerë janë vrarë ose zhdukur, përfshirë zyrtarin e lartë të Chadema-s, Mohamed Ali Kibao, i cili u torturua brutalisht para se të vdiste.

Ndonëse presidentja Hassan ka nisur një hetim të brendshëm, organizatat e të drejtave të njeriut nuk shpresojnë për drejtësi, duke theksuar se institucionet janë nën kontroll të plotë të partisë në pushtet. Intelwatch ka dorëzuar një dosje 85-faqëshe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila pritet të vendosë nëse do të hapë një hetim zyrtar.

Next Post

“Janë skllevër dhe injorantë” - Sali Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit": Do japin llogari!

Arbër Hoxha harron dëmtimin dhe shënon golin vendimtar për Dinamon kundër rivalit historik

I përjashtuar nga ekipi, por Elseid Hysaj merr një pagë marramendëse

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved