Një 68-vjeçar nga Nju Xhersi ka zbuluar pas një viti se kishte fituar plot 24.1 milione dollarë. Jimmy Smith nga shteti federal amerikan Nju Xhersi, tha se pasi shikoi lajmet e mbrëmjes mori vesh se ende nuk është tërhequr shpërblimi prej 24,1 milionë dollarësh në lotari, të cilën e kishte fituar më 25 maj 2016.
“Kjo më shtyri që të shikoj listën që kisha në xhepin e këmishës në dollap, e cila rezultonte fituese. Qëndrova për disa minuta duke menduar: ‘A po shoh atë që po mendoj se është me të vërtetë?’ Hapa dritaren dhe mora ajër të pastër. Isha me të vërtetë i dyshimtë. Më duhej të konfirmoja se kjo është e vërtetë”, tha Smith.
Bileta e Smith kishte numrat fitues: 5-12-13-22-25-35. Smith është baba i dy fëmijëve. Smith planifikon që të mbajë një diskutim gjithë familjar për të shqyrtuar se çfarë do të bëjë me pasurinë e re.