Nëse çdo fëmijë që mbush 6 vjeç është i detyruar të shkojë në shkollë, Në Bulqizë ndodh tjetër gjë. Në këtë moshë, fëmijët shkojnë në gurore dhe këkrojnë për krom.
Të pangrënë dhe me lecka, fëmijët detyrohen që të mbledhin kromin për ta shitur. Kështu fitojnë bukën e gojës. E të mendosh se këtë punë e bëjnë vetëm për kafshatat e tyre të përditshme, ndërsa xhepat e atyre që e kanë gllabëruar kromin mbushen me miliona euro.
Një nga përfituesit e kromin, që po nxirret nga gjaku i qytetarëve, por edhe i fëmijëve në Bulqizë, është Përparim Spahiu. Deputeti i LSI në Dibër, ndërkohë që po fryhet me milionat, sot na flet për varfërinë.
Përmes një statusi në Facebook, deputeti i LSI Përparim Spahiu thotë se sipas Eurostat Shqipëria renditet me shpenzimet më të larta për ushqime në Europë duke ia kaluar edhe Kosovës. Spahiu thotë se sa më i varfër të jetë një vend, aq më shumë shpenzon ai për ushqime.
Një pyetje: Të paktën sot, punëtorët e Rimit të Monikës, a e kanë pushim zyrtar, por që dita tu paguhet? As që bëhet fjalë!
Rimi i Monës, duhet ti lërë fjalët boshe dhe të shikojë firmat e tij të kromit, që çdo ditë po vret njerëz. Në Bulqizë operon dhe një kompani e lidhur me deputetin e LSI, Përparim Spahiu. Kompania Lubima Sh,p,k është në pronësi të dajës së deputetit, Luan Manjani.