Ritvan Zyka, monstra që vrau 8 persona, është vënë në pranga nga policia në orën pesë të mëngjesit të sotëm.
Zykaj ndodhej në arrati dhe ka mundur t’i shmanget policisë për disa orë, i ndihmuar nga errësira dhe njohuritë e mira për zonën.
Ai u arrestua në periferi të Selenicës, gjatë momentit kur po dilte nga një shkurre.
Nga policia i është bërë thirrje: “Dorëzohu hidh armën”.
Ai ka qenë i fshehur mes shkurreve në periferi të Selenicës, ka hedhur armën dhe është dorëzuar.
Në momentin e arrestimit ai ka thënë vec një fjalë: ‘më kapët’ dhe krejt i qetë ka pranuar arrestimin.
Po kështu nuk ka shfaqur shenja pendese. Ndërkohë që u përfol se mund të kishte qenë i dehur, burime nga grupi i arrestimit bënë me dije se 24-vjeçari nuk kishte shenja të konsumimit të alkoolit.