Fjolla Morina ka pranuar autorësinë e a.rmës që iu gjet në çantë, duke lënë jashtë përgjegjësive dy djemtë që e shoqëronin në momentin që u a.rrestua në pikën kufitare të Morinës.
Në dëshminë e saj, këngëtarja, e akuzuar për t.rafik a.rmësh në bashkëpunim, rrezikon deri në 20 vite b.urg, është shprehur se a.rmën që kishte në çantë ia ka dhuruar një miku i saj në Gjermani, që nuk jeton më dhe se e mbante në kujtim të tij.
“Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova, me makinën time, për në Tiranë pasi kam për të bërë muzikë, dhe në makinë kam pas me vete edhe persona të tjerë. Ata janë Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im.
U futëm në Pikën Kufitarë të Kontrollit të Morinës rreth orës 02:10 minuta dhe gjatë kontrollit më kanë gjetur p.istoletën në çantë dhe fishekët në makinë.
Këtë p.istoletë e kam pasur në njërën prej çantave, se kam tre-katër çanta me vete, se jam nisur në Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh. A.rmën ma ka bërë dhuratë dikush.
Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më. Personat që ishin me mua në makinë nuk e dinin se unë kam p.istoletë, pasi as vetë nuk e kam ditur se e kam në çantë p.istoletën, e kisha harruar,”- ka thënë Morina në deklaratën e saj.
Ndërkohë, dy djemtë, Fisnik Syla dhe Fitim Muji që u a.rrestuan bashkë me këngëtaren, janë shprehur se nuk kishin asnjë dijeni mbi a.rmën që kishte këngëtarja.
Përpara grupit hetimor, Syla dhe Muji, janë shprehur se ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin aspak idenë që ajo kishte marrë dhe p.istoletë me vete.
“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto p.istoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim,”– janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç secili.
Pavarësisht dëshmisë, a.rma do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.
Pritet që të tre të dalin para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Njëri prej djemve që shoqëronte Morinën rezulton se është një biznesmen i njohur në Belgjikë. Ai është djali i Agim Sylës, një shqiptaro-kosovar që ka emigruar në Belgjikë, kur Fisniku ishte vetëm një fëmijë.
Tashmë, Agimi, bashkë me dy djmetë e tij, menaxhojnë dhe kanë në pronësi pesë hotele në Sint-Niklaas të Belgjikës, T Goe Gevoel, Hôtel De Ville, De Gouden Arend, La vita è bella dhe snack bar Pic Nic.
Bashkë me familjen, Fisniku ka edhe organizatën jofitimprurëse “Ardhmëria” në Nieuwstraat, e cila është një nga disa shoqatat në Flanders që janë angazhuar për fatin e kosovarëve shqiptarë në Belgjikë. Vetëm 29 vjeç, Syla është edhe Presidenti i klubit të futbollit KF Gerda dhe baba i dy fëmijëve.