Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbajti një fjalim mjaft kritik sot në Kuvend.
Beqaj tha se nëse 5% e pompave do të jenë gabim, kjo do të thotë që 70 milionë dollarë të shqiptarëve shiten në mënyrë të gënjeshtërt. Duke iu drejtuar ministrave në Parlament, Beqaj theksoi se kostot i kanë vetë ata, pasi ligji dhe projekti i qeverisë nuk flasin fare për kosto.
“Flas sot jo vetëm si politikan, por flas si djalë nëne, si burrë bashkëshorteje dhe si baba vajze. Në krahasim me para 8 vjetësh, zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit është falas, radioterapia është falas, kimioterapia është falas. Unë nuk kam turp të ripërsëris sot këto gjëra.
Të vijmë te ligji, por meqë ministrja shprehu disa habi, më duhet të them se edhe sot nuk i keni kuptuar propozimet e qeverisë. Nëse flasim për konsumatorët, çfarë do të thotë që 5% e pompave të jenë gabim? Do të thotë që 1 në 20 persona e marrin gabim atë që paguajnë, do të thotë që 70 milionë dollarë të shqiptarëve sot shiten në mënyrë të gënjeshtër. Cdo biznes nafte, cdo avokat i këtij biznesi, ta ulë defektin nën 5%, le ta ulin vetë.
Kostot i keni ju, jepjani vetë me sa lekë të doni. Se ligji dhe as projekti që ka sjellë qeveria nuk flasin fare për kosto. Është e domosdoshme që dixhitalizimin ta shtrijmë në të gjithë jetën tonë. Po të ishte për mua, e vija që dje matjen inteligjente. Si qenka kosto shtesë matja e ujit smart?
Nuk është kështu, se ndryshe bota nuk do ta bënte. E dimë që ka kosto, e dimë që interneti kushton, por e kemi të provuar edhe në rastin e pandemisë se investimi në informatik është vendimi i duhur, që duhet ta shtrijmë në cdo qelizë të jetës sociale.
Nuk mund të rri pa thënë dhe mendimin e fundit që i heq 3 taksa naftës së fermerëve, nuk i heq vetëm akcizën. Kam dëgjuar kolegë të mi që thonë 70 mijë a 80 mijë, jo! Ne nuk kemi vënë tavan, cdo fermer po të ketë nipt bujrum le të vijë. Ne mendojmë që vitin e ardhshëm do të jenë rreth 115 mijë hektarë që do të marrin naftën pa taksa.”, u shpreh Beqaj.