32-vjeçarja greke që u sulmua dy ditë më parë në ambientet e lokalit të saj në Greqi nga një shqiptar rreth 30 vjeç, ka treguar për mediat greke momentet e tmerrit që përjetoi.
Dy ditë më parë shqiptari hyri në lokalin e 32-vjeçares në Symi dhe tentoi ta përdhunojë.
Për fat të mirë falë rezistencës së 32-vjeçares, ajo ia doli të shpëtojë nga duart e shqiptarit, i cili ishte nën efektin e alkoolit.
32-vjeçarja ka thënë për mediat greke se nuk është mirë dhe se do që 30-vjeçari të marrë dënimin që meriton.
“Asnjë grua nuk duhet ta përjetojë dhimbjen që unë përjetova”, thotë 32-vjeçarja për newsit.gr.
Shqiptari dyshohet se ka qenë i dehur, edhe pasi 32-vjeçarja greke i thotë që të dalë jashtë, mbyll derën me çelës dhe vijon veprimet e tij.
Pas kësaj, ajo ka bërtitur dhe kjo gjë ka alarmuar njerëzit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka arrestuar 30-vjeçarin nga Shqipëria.