Grida Duma është shfaqur sot si analiste.
Ajo ka botuar një shkrim në një të përditshme, ku flet për situatën politike, shkrim të cilin e shoqëron madje edhe me piktura.
“Sot shoqëria shqiptare marshon nën flamurin e frikës. Demoni ka shpërndarë kudo emisarët, dhunën, tradhëtinë, mashtrimin.
Kodet e fjalës shpalosin emisarët; tradhëtia thotë: “s’keni parë gjë akoma”, dhuna buçet: “me gjobat tuaja do të bëjmë shkolla e spitalet” mështrimi nënqesh e thotë” “i hapëm 300 mijë vende pune, ja i keni në Gjermani”, arkitektë dështakë prezantojnë projekte të skualifikuara dhe me mburrje përqeshin Ndrenikën.
Ekzakt si në qytetin e keq, dyqanxhiu i celularëve po farkëton një minë dhe vetëplagoset. Fjala thotë të kundërtën e kuptimit dhe korrupsioni zgjidh punë.
Res Publika duhet të nisë nga ndërtimi i besimit tek e vërteta e fjalës së thënë. Kjo ndodh vetëm kur fjala e thënë konkretizohet me veprimin e kryer.
Res Publika, apo një republikë e frymës tjetër duhet të japë shembullin se mbështet modelet e fituesve. Individualitetet fituese duhen mbështetur jo të zakonshmëve servilë përfitues, që në emër të pasurimit shiten lehtësisht se skanë asgjë për të humbur.
Mbështetja e modeleve të suksesit është parakusht për të ndërtuar qeverisjen e mirë. Në qeverisjen e mirë fryma është motivimi i çdo të afti, i cili do të mbështesë të tjerë të ngjashëm sepse marshojnë drejt suksesit. Aftësia është lindur të kërkojë suksesin dhe udhëhiqet veçse nga kjo. Një marshim nën flamurin e Arritjes”, shkruan Grida.
“A është republikë për interes publik kjo që kemi sot? Nëse është republikë, atëherë për kë? Republika e Aristotelit e konsideron vendin jo si një copë tokë që mund të tjetërsohet, jo si një truall ndërtimi që mund ti “konçensionohet” dikujt. Ai e shikon si vendin ku qeverisja është “çështje publike”, joçështje e ndarjes së konçensioneve dhe pasurive publike mes një grushti oligarkësh.
Nëse e shohim kështu, në Shqipëri republika prej kohësh ka rënë. Rënia ka qenë e ngadaltë, ashtu siçdo rrëshqitje në krahët e oligarkisë. Republikës tonë i ka mbetur vetëm emri. Thelbi i ka humbur. Kuptimi dalëngadalë po i tjetërsohet. Arsyet se përse gjithesecili i gjen tek afresku dhe i përthyen në reralitetin e përditshëm shqiptar.
Është plotësisht e qartë që Shqipërisë i duhet një qeverisje e mirë e frymës së ResPublika”, vijon më tej ajo.