Francesco Pettiti, një 22-vjeçar nga Milano ka udhëtuar deri më tani nga njëri cep i globit në tjetrin. ai punon për kompaninë e astronautit të famshëm kanadez, Chris Hadfield.
Ai punon sot me djalin e Hadfield, në Rare Earth, duke prodhuar një seri dokumentarësh, një prej tyre edhe për Shqipërinë.
I diplomuar në një nga shkollat më të famshme të filmit, “Toronto Film School”, ai ka treguar përshtypjet e tij për të rinjtë shqiptarë.
Edhe në Itali të rinjtë shprehen njësoj dhe thonë se nuk gjejnë dot punë pasi nuk ka. Por, unë mendoj se ata, si edhe shqiptarët janë dembelë dhe nuk kanë ambicie. Jam i bindur që në Shqipëri, si edhe në vende të tjera, është e vështirë të gjesh një punë. Mirëpo, nëse punon fort dhe i përkushtohesh, me siguri që do të gjesh diçka për të bërë. Mbi të gjitha, nëse njerëzit do të kishin më shumë ambicie ata mund të krijonin punën vetë, ose të kthenin pasionin në profesion