Javier Zanetti beson se Champions League është habitati natyral për një klub si Inter.
“I gjithë San Siro është në mbështetjen tënde, luan ndaj skuadrave më të mira në Europë, është një habitat natyral për një klub si Inter.
“Mbaj mend ndeshjen e parë në Champions League, ishte në Pisa ndaj Skonto Rigia.
“Ne fituam 4-0 dhe që nga ai moment ishte një dashuri pa kushte.”
Zanetti arriti ta fitonte kompeticionin më 2010, dhe ai është pyetur se kur e kuptoi se mund ta fitonte.
“Në Kiev, padyshim. Ishim thuajse jashtë fazës së grupeve dhe pastaj arritëm ta përmbysnim rezultatin në sekondat e fundit. Ajo ishte shkëndija.
“Pasi mposhtëm Chelsea-n kuptuam se mund të mposhtim këdo. Pas ndeshjes ndaj Barcelona-s brenda, e dinim se mund të shkonim deri në fund.”