Aktori i humorit, Florian Binaj ka rrëfyer se ka përjetuar vetë një “skenar filmi”, kur më i dobëti i klasës i mori gjithçka që ai kishte dashur.
Flori tregoi se shoku i tij madje kishte ngelur dhe në shkollë, por kur Flori disa vite më vonë, kur ishte në gjimnaz, filloi punë si “security”, shoku i tij ishte bërë biznesmen dhe madje kishte në krah dhe një nga vajzat që Binaj kishte qejf ato vite.
“Për të dhënë një shembull shumë të shëmtuar por të vërtetë. Kur kam qenë në klasë të gjashtë në 8-vjeçare, na vjen një shok i ri në klasë i cili ishte më i madh se ne, nja 5-6 vjet më i madh se kishte ngelur.
Mbaruam klasën e 6 shkuam në të 7, ai vijoi po në të 6-ën. E kështu me radhë, derisa i thanë djalë i dashur lëre shkollën se nuk je për këtë punë, se ke 10 vjet në klasë të 6. Kur isha në gjimnaz nisa punën në një security, biznes privat. E shoh që shoku im i klasës ishte bërë biznesmen. Ai kishte në krah një nga vajzat që unë kisha më qejf në atë kohë. Ky është realiteti tani, e shpresoj mos të jetë në të ardhmen, po kështu po vazhdon”, tha Binaj i ftuar në “Shqipëria Live”.