Këto parti nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç zemërimit kombëtar, po ai zemërim që tahsmë ka dhënë disa dënime të rënda për korrupsion, kundër dhjetëra njerëzve të lidhur me Partinë Popullore të Rajoyt.
Bernard Guetta
Më e pakta që mund të themi, është se Evropa po lëkundet. Më 1 qershor, në Madrid, presidenti i këshillit të ministrave të Spanjës, konservatori Mariano Rajoy, është larguar nga posti i tij për shkak të një mocioni mosbesimi, që ka sjellë në pushtet socialistin Pedro Sánchez.
Në vetvete nuk do të ishte një problem për unitetin evropian, për të cilin socialistët spanjollë janë mbështetës të zjarrtë, por është gjithashtu e vërtetë që Sánchez formoi një koalicion jashtëzakonisht të ndryshëm, në të cilin gjejnë hapësirë separatistët katalanas, nacionalistët baskë dhe Podemos, formacioni radikal i majtë.
Këto parti nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç zemërimit kombëtar, po ai zemërim që tahsmë ka dhënë disa dënime të rënda për korrupsion, kundër dhjetëra njerëzve të lidhur me Partinë Popullore të Rajoyt.
Mocioni i mosbesimit, i justifikuar plotësisht, hap një periudhë paqëndrueshmërie, gjatë së cilës socialistët do të duan të rindërtojnë popullaritetin e tyre me anë të masave sociale (shpesh të pranueshme), përpara se sa zgjedhjet e ardhshme, të riformësojnë skakierën politike. Prandaj, për disa muaj, Spanja do të lëkundet.
Ndërkohë, në Itali, ekstremistët e krahut të djathtë të Legas dhe lëvizja me Lëvizja antisistem, 5 Yjet, janë gati të marrin pushtetin. Të dy palët ranë dakord të mos ia besonin ministrinë e ekonomisë, një mbështetësi të deklaruar të daljes nga eurozona.
Kreu i shtetit, Sergio Mattarella, këtë herë hapi rrugën. Pa dyshim kjo zgjidhje është më mirë se një kthim në zgjedhje në vjeshtë, por mbetet fakti se ekonomia e tretë e BE hyn në një territor të panjohur, pikërisht kur Donald Trump po sfidon Evropën duke imponuar tarifa doganore prej 25% për çelikun, dhe 10 për qind për aluminin.
Sulmi i SHBA
Europa po lëkundet dhe kjo i bashkohet krizës së Ukrainës, kaosit në Lindjen e Mesme, kërcënimeve të Lindjes dhe Lindjes së Mesme, problemit të nacionalistëve të Evropës Qendrore dhe “fetishizmit fiskal” të Evropës Veriore, theksuar fort nga Emmanuel Macron.
Evropa po lëkundet, nuk ka dyshim për këtë, por përtej ndarjeve, evropianët janë të vetëdijshëm për një sulm frontal amerikan, një sulm që i ka bërë të gjithë ta kuptojnë, nga veriu në jug, dhe nga lindja në perëndim, në Romë ashtu sikurse në Madrid, se në këtë pikë është e nevojshme të shtrëngohen radhët, duke kundërvënë “Evropën e bashkuar” me “Amerikën të parën”.
Bashkimi Evropian është duke u përgatitur për t’iu përgjigjur rimës së amerikanëve, me masat e menjëhershme të hakmarrjes dhe adresimin e Organizatës Botërore të Tregtisë. Fluctuat nec mergitur: “lëkundet, por nuk fundoset”. /Bota.al