Flutura Açka, e cila në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputete e Partisë Demokratike, ka postuar një foto për të treguar se në alpet shqiptare ka shkuar interneti.
Dhe ndër të tjera, thotë se veriorët veçse janë persekutuar.
“Kur vjen interneti në alpet shqiptare!
Gëzimi i të huajave para mencës së një bujtine në Vermosh në minutat kur vjen interneti. Ne nga zyrat në Tiranë krekosemi për fiskalizimin.
Pesëdhjetë vjet izolim nga diktatura për “malokërinë” e tyre, tridhjetë vjet të përndjekur nga intimidimi i skizmës jug-veri e si “berishistë”, dy vera të tronditur nga pandemia, mezi po e ngrenë kokën. As turku, as serbi, as hoxha nuk i përkuli dot. Big Brother po”, shkruan ajo, ndërsa ka postuar foton e mësipërme.