Historia e Aurelit u bë tepër e njohur, pasi atë e vizitoi edhe kryeministri i vendit Edi Rama.
Aurel Lala është vogëlushi 10-vjeçar,i cili mbijetoi nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi mundi të hidhet nga dritarja e katit të pestë në Thumanë.
Gazetari i News 24 Fatmir Popja ka takuar djalin e vogël, ndërsa me të ka fiksuar edhe një foto të veçantë.
“I urova shëndet të plotë, jetë të gjatë dhe veç ditë të bukura në rrugëtimin e jetës dhe së bashku fiksuam një foto në eventin e organizuar në Air Albania mbrëmjen e të Premtes së 10 Janarit 2020 , mundësuar nga sindikata e futbollistëve shqiptarë. Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga ky organizim do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti”, shprehet gazetari.