• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, November 25, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

FMN kërkesë BSH: Shtrëngoni kushtet e kreditimit të PPP-ve, kufizimi i kredisë për blerje banese duhet i përhershëm

November 24, 2025
in Sociale

Në korrik banka e Shqipërisë vendosi të lehtësojë kërkesat për kapital ndaj bankave nëse financojnë një projekt infrastrukturor madhor.

Nëse më parë një kredi për këtë qëllim konsiderohej me rrezik 100%, me rregulloren e korrikut ky kusht u ul në 50%, duke u dhënë mundësi bankave që të mbajë mënjanë më pak kapital rregullator për këtë kredi.

Por, kjo lehtësi për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), nuk është në linjë me standardet ndërkombëtare, ndaj duhen rishikuar lehtësimet.

“Lehtësimet e fundit në nivelet e rrezikut në kuadër të mjaftueshmërisë së kapitalit dhe ekspozimeve të mëdha të bankave për kreditë që mbështesin infrastrukturën strategjike të transportit nuk janë plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe duhet të rishqyrtohen, pasi rregullimet prudenciale duhet të bazohen në rrezik dhe të mos përdoren për të inkurajuar huadhënien në sektorë specifikë. Sigurimi i stafit dhe burimeve të mjaftueshme do të jetë çelësi për një kalim të qetë në standardet ndërkombëtare të raportimit financiar”, thuhet në deklaratën e FMN-së.

Gjithashtu, FMN kërkon që kufizimi i kredive për blerje pasurish të paluajtshme të jetë i përhershëm.

“Aktivizimi së fundmi i masave ndaj kredimarrësit për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme rezidenciale mbush një boshllëk të mëparshëm dhe duhet të bëhet një mjet i përhershëm”, thotë FMN.

Kufizimi me disa tavane sipas monedhës në të cilën kërkohet kredia nisi të zbatohet nga 1 korriku i këtij viti, dhe parashikohet të rishikohet pas 2 vitesh. Në varësi të ekspozimit të bankave ndaj këtij sektori, kushtet mund të lehtësohen, shtrëngohen ose mbeten po të njëjtat në fuqi.

Monitorim të kujdesshëm FMN kërkon edhe ndaj ekspozimit të bankave ndaj huamarrësve të mëdhenj apo ndaj të kredive në valutë.

Kredia për biznesin e madh konsiderohet me risk pasi vlera e borxhit është e madhe dhe nëse të ardhurat bien, është shumë më e vështirë të përballohen pagesat e kësteve. Pra sa më e madhe shuma aq më i madh rreziku në rast se biznesi nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm fitim për ta shlyer.

Kurse kredia në valutë është e ekspozuar direkt ndaj kursit të këmbimit, një forcim i papritur i valutave ndaj lekut mund ti bëjë më të kushtueshme kreditë në monedhë të huaj.

Next Post

Samiti në Gjenevë/ BE plan me 24 pika për paqen në Ukrainë! Rubio: Takimi më produktiv! Trump: Asnjë mirënjohje nga Kievi

Tritoli në vilën e Xhelal Mziut: Ja video e autorit me biçikletë! Dyshohet se qëndron edhe pas shpërthimit në lokalin në Kamëz

Londra vijon kërkimet për Ilir Kumbaron! Ish-shefi i SHIK-ut të Berishës u dënua për zhdukjen e Remzi Hoxhës! Ja ku u pa për herë të fundit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved