Petrit Vasali, apo Peço Vasili, siç e quan kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar këtë të fundit si një kryeministër të turpshëm, që na ka turpëruar në gjithë botën.
“Edi Rama paturpesisht ofendon dhe krahason popullin shqiptar me organet e mashkullit.
Edi Rama ofendon mediat e i quan hale’, qenef, lehaqen, kazan, kadrinj.
Edi Rama ofendon hebrenjtë ne mes te Parlamentit dhe i quan çifutë.
Ky ofendon Presidentin Trump ne mes te Amerikes dhe e quan turpin i qyteterimit.
Refuzojeni gjuhen e çartur, të ç’thurur dhe te ulët te tij. Sa turp për Shqiperine qe ka këtë kryeministër dhe për shkak te këtij Edi Ramë turpi ka kaluar oqeanet”, shprehet Vasali.