Mbrëmjen e djeshme futbollistët e Kombëtares shqiptare e nisën ndeshjen me San Marinon me një dedikim për fizioterapistin e tyre.
“Forca Ylli, mos u dorzo”, shkruhej në fanellat e tyre.
Ylli Mihali është i punësuar në kombëtaren shqiptare si fizioterapist prej gati 30 vitesh, por së fundmi po lufton me jetën në spital.
Mihali është i infektuar me COVID dhe momentalisht është i intubuar. Për këtë arsye futbollistët e Kombëtares i dedikuan atë mesazh inkurajues.