• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

FORMACIONET/ Prishtina sot qendra e shqiptarisë, mijëra tifozë nga Shqipëria në Kosovë! ‘Dardanët’ kërkojnë grupet e Botërorit, festë jashtë ‘Fadil Vokrrit’

March 31, 2026
in Sport

ytë e të gjithë shqiptarëve janë sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës, aty ku në orën 20:45 nis finalja play-off mes Kosovës dhe Turqisë. Ndeshja teke do vendos se cila mes dy skuadrave do jetë pjesë e Grupit D të Botërorit. Vetëm dhjetë vite pas pranimit në FIFA dhe UEFA, Kosova sheh një nga arritjet më të mëdha në futboll, teksa grupet e Kupës së Botës do ishin realizimi i një ëndrre të kahershme për ‘Dardanët’.

Ekipi i Franco Fodës mposhti 3-4 Sllovakinë pesë ditë më parë në Bratislavë, aty ku ra në sy loja sulmuese. Sot përballë është Turqia, një ekip që prej vitit 2002 nuk merr pjesë në Botëror, teksa në Japoni dhe Kore të Jugut u renditën të tretët në botë.

Kosova do ketë një mbështetje të madhe sot, ndërsa stadiumi “Fadil Vokrri” duket shumë i vogël për kërkesat e shumta për bileta. Diçka më pak se 14 mijë tifozë do jenë në stadium, ndërsa 700 prej tyre janë nga Turqia. Edhe pse pa bileta, mijëra tifozë kanë udhëtuar edhe nga Shqipëria drejt Prishtinës, duke treguar një mbështetje për vëllezërit që mund të shkruajnë historinë.

Sa i takon formacionit, trajneri Foda nuk ka bërë asnjë ndryshim nga ndeshja e fundit. Me skemën 5-3-2 që mund të kthehet edhe në 4-4-2, bie në sy sulmi shumë i mirë me Muriqin e Mallorcas dhe Fisnik Asllanin e Hoffenheim.

Kosova sot i ka mbledhur të gjithë djemtë e shpërndarë ‘në fole’, aty ku rrënjët flasin dhe historia është vetëm një faqe larg kapitullit më të ndritur të saj. “Nëse kualifikohemi, kjo do jetë festa më e madhe pas Pavarësisë”, u shpreh Muriqi, dukshëm duke shprehur rëndësinë e ndeshjes.

Përballjet mes tyre

Kosova dhe Turqia do të përballen me njëra-tjetrën për herë të katërt në historinë e tyre. Tre përballjet e mëparshme janë dy ndeshje zyrtare dhe një miqësore e luajtur përpara se Kosova të bëhej anëtare e FIFA-s. Ekipi kombëtar i Turqisë i ka fituar të treja ndeshjet (dy jashtë fushe dhe një në shtëpi), duke shënuar 12 gola dhe duke pësuar vetëm 2.

Ndeshja në Prishtinë gjykohet nga arbitri anglez Michael Oliver.

Formacionet zyrtare:

Kosova (5-3-2): Muric; Vojvoda, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Hoxha, Rexhbecaj; Muslija; Asllani, Muriqi Trajner: Franco Foda

Turqia (4-2-3-1): Cakir, Çelik, Kokçu, Akturkoglu, Guler, Calhanoglu, Yildiz, Bardakci, Kabak, Yuksek, Kadioglu Trajner: Vincenzo Montella

Next Post

“E kam dashur dhe e dua”! Frederik Ndoci për Moza Ahmetin: Personalitet që prej viteve ’90, ja ku ndryshon nga unë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved