• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, December 8, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Formula 1/ Lando Norris me McLaren kampion bote për herë të parë, zbret Verstappen nga froni pas 4 vitesh! Titulli me ‘fotofinish’

December 8, 2025
in Sport

Me vetëm dy pikë më shumë, britaniku Lando Norris i McLaren ka lënë pas Max Verstappen të Red Bull dhe për herë të parë në histori ia ka dalë të shpallet kampion në Formula 1, në pjesëmarrjen e shtatë të tij në një Botëror. Gara e fundit e sezonit 2025 në cirkuitin Yas Marina të Abu Dhabit vlente titullin, me Norris, Verstappen dhe Piastrin që ishin matematikisht në lojë.

Pas 58 xhirove në pistë, gara u fitua nga Max Verstappen (71 fitore në karrierë), por pa mundur të lërë pas Lando Norris në renditjen e përgjithshme. Ky i fundit u rendit i treti, por podiumi i mjaftoi për t’u shpallur kampion bote. Në vendin e dytë shoku i tij i ekipit, Oscar Piastri.

Në renditjen finale, Lando Norris ka grumbulluar 423 pikë, Max Verstappen 421 pikë, ndërsa Oscar Piastri 410 pikë. Kësisoj, Norris zbret nga froni Max Verstappen, me këtë të fundit që ka dominuar botën e Formula 1 për katër vite (2021-2024) radhazi.

Pas treshes së podiumit, Charles Leclerc me Ferrarin u pozicionua i katërti dhe pas tij Russell, Alonso, Ocon, Hamilton, Hulkenberg dhe Stroll. Sezon për t’u harruar për Hamilton me Ferrarin, teksa shtatë herë kampioni i botës nuk mundi të sigurojë asnjë podium me ‘Kokëkuqen’, veç asaj fitoreje në Sprintin e garës së Kinës në ndalesën e tretë të këtij sezoni.

Ditë historike edhe për McLaren, me skuderinë britanike që rikthehet te titulli kampion për pilotë pas 17 vitesh, pasi i fundit që fitonte me këtë makinë titullin kampion ishte Lewis Hamilton në vitin 2008.

Lando Norris bëhet piloti i 35-të që shpallet kampion në Botërorin e 75-të të Formula 1. Norris bëhet piloti i 11-të britanik që fiton një titull kampion. McLaren dominoi edhe për konstruktorë këtë sezon.

Nga sezoni 2026 Botërori i Formula 1 do ketë një tjetër strukturë, me rregulla të reja, makina të rimodeluara, motorë të ndryshuar dhe ekipe të reja. Fakt është se nuk do ketë më DRS pas 14 vitesh përdorimi.

Renditja finale e sezonit në F1 për pilotë:

1.Lando Norris – 423 pikë

2.Max Verstappen – 421 pikë

3.Oscar Piastri – 410 pikë

Next Post

U ndërtua nga "Gener 2" e Bashkim Ulajt, pëson shembje rruga e re panoramike Shëngjin-Velipojë!

Taulant Toma, "magjistari" i arratisjeve! Shqiptari arratiset nga burgu i Operas në Itali! Pret hekurat dhe zbret me çarçaf nga qelia

Trump: I zhgënjyer me Zelenskyn, s'e ka lexuar planin e paqes!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved