• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, October 14, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Forumi i Investimeve në Tiranë! Von der Leyen: Projekte me vlerë 4 mld euro për Ballkanin! Do ndërtojmë fabrika të AI! Rama: Ballkani, jo oborri i pasmë i BE

October 14, 2025
in Aktualitet

Projekte me vlerë 4 mld euro pritet të impelemtohen në vendet e Ballkanit Perëndimor. Me garancinë nga Bashkimi Europian, bizneset do të investojnë në rajon, bëri me dije Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen nga Forumi i Investimeve që u mbajt për herë të parë në Tiranë.

Sot u firmosën marrëveshjet e para për projekte që kapin vlerën e qindra milionë eurove, ndërsa von Der Leyen u garantoi bizneseve suksesin ekonomik.

“Më vjen mirë të shoh kaq shumë prej jush sot të gatshëm për të përfituar mundësitë e biznesit që krijohen nga një integrim më i afërt. Për pak momente do të nënshkruajmë 10 marrëveshje të rëndësishme biznesi. Nesër do të diskutoni 24 investime të tjera të mundshme dhe së bashku ato mund të sjellin më shumë se 4 miliardë euro investime të reja në rajon”, tha Von der Leyen.

Shqipëria do të përfitojë drejtpërdrejtë nga dy prej projekteve, njëra prej të cilave në sektorin e energjisë së rinovueshme përmes ndërtimit të një ferme diellore prej 600 MW si dhe një investim prej 53 milionë eurosh për projekte që shndërrojnë mbetjeve industriale dhe komunale në nxehtësi.

Shqipëria do të jetë po ashtu përfituese e nismave rajonale të BE-së përmes projektit rajonal digjital “EAGLE” për lidhje të shpejtë interneti dhe siguri kibernetike në Ballkanin Perëndimor si dhe përmes garancive financiare të BE-së për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pasur akses më të lehtë në financime dhe investime të gjelbra.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, i bëri thirrje bizneseve dhe kompanive të mëdha të investojnë në Ballkanin Perëndimor, me vizionin e qartë që ekonomitë e vendeve të rajonit do të rriten ndjeshëm për shkak të integrimit në Bashkimin Evropian.

Von Der Leyen tha se këto vende po ndërtojnë një shtyllë kurrizore të re energjetike jo vetëm për rajonin, por për të gjithë BE-në. Duke u ndalur te zinxhirët industrial, ajo tha se synojnë që ta bëjnë industrinë lokale në kontinentale.

“Sot do nënshkruani investime nga prodhimi i energjisë së pastër, në ruajtjen e energjisë. Vendet tuaja mund të bëhen qendra prodhimi, ruajtjeje dhe ndarjeje të energjisë të pastër me pjesën tjetër të Evropës. Do të ulin koston e energjisë elektrike dhe do të kontribuojnë në pavarësinë tonë të përbashkët energjetike. Ju po ndërtoni një shtyllë të re kurrizore energjetike jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për të gjithë Evropën”, tha Von der Leyen.

Shembullin se si banorët e Ballkanit Perëndimor po përjetojnë BE në jetën e tyre të përditshme, Ursula Von der Leyen e dha përmes anëtarësimit në SEPA.

“Tarifat ishin 6 herë më të lartë, anëtarësimi në SEPA do u kursejë afro 500 mln euro në vit kompanive të huaja, këto janë para reale në bilancet tuaja. Kjo është pikërisht ajo çfarë do të thotë ta përjetosh BE në kontinentin Europian në jetën e përditshme”, theksoi Von der Leyen.

Presidentja e KE premtoi se me mbështetjen e BE në Ballkanin Perëndimor do të ngrihen fabrika të Inteligjencës Artificiale.

“Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën. Ne do të hapim fabrikat tona në AI në Ballkanit Perëndimor. Do të nisim me ngritjen e dy fabrikave në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi e do ta zgjerojmë në të gjitha rajonin,. Fuqia kompjuterike e unionit do të jetë në shërbimit tuaj. Dua që e ardhja e AI të bëhet në Europë ashtu dua që dhe Ballkani Perëndimor të jetë në zemër të saj”, tha Ursula von der Leyen.

Krahas projekteve për investime, nuk munguan as mesazhet politike. Kryeministri Edi Rama mesazhin për Bashkimin Europian e kishte të qartë, kur tha se Ballkani Perëndimor nuk është një problem, por një zgjidhje që po pret të integrohet. Kryeministri e cilëson këtë mesazh për horizontin e ri të Europës, që sipas tij tashmë nuk do të shkruhet vetëm në Bruksel apo kryeqytete të vjetra të Europës, por në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor nuk është problem por zgjidhje që pret të integrohet. Ky është mesazhi i horizontit të ri që kapitulli i Evropës nuk do të shkruhet vetëm në Bruksel apo në kryeqytete të vjetra të Evropës, por edhe në Podgoricë, Beograd, Sofie, Tiranë, Shkup, etj. Nga qymyri e çeliku në novacion, evropianëve nuk iu kërkojmë bamirësi e dhurata por vizion”, tha Rama.

Kritik tregohet me Bashkimin Europian, kur i thotë se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të shihen si oborri i pasmë i Europës, as si lagjja e dorës së dytë, por një horizont i ri.

“Nga kërkesa jonë për anëtarësim te oreksi ynë për rritje, po përvijohet një hartë e re, jo në letër, por në hapin tonë të të ardhurit bashkë dhe më afër BE me fluksin e turistëve dhe investimeve europaine dhe në zgjimin e një ideje të thjeshtë, por të fuqishme që BP nuk është oborr i pasmë i Evropës dhe as lagjja e tij e dorës së dytë, por një horizont i ri. Një horizont që Evropa mund të ri zbuloje shkathtësinë, oreksin e saj dhe dashurinë për jetën dhe paqen”, tha Rama.

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor,është pjesë e strategjisë më të gjerë të BE-së për të promovuar integrimin rajonal dhe konvergjencën socio-ekonomike, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjithë rajonin.

Next Post

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor/ Firmosen projektet e para qindra miliona euro: Ja çfarë përfiton Shqipëria

VIDEO/ Giorgia Meloni "eklipsohet" nga Trump: Episodi komik i kryeministres që përpiqet të bëjë vend për veten

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved