Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka publikuar së fundi një foto le të themi paksa “pikante”.
Nuk ka asgjë të keqe, që një femër joshëse si Xoxa të shfaq hiret e saj, por duke qenë se jemi mësuar me paraqitjen gjithmonë serioze, meqë është bashkëshortja e një prej kryebashkiakëve më të rëndësishëm në Shqipëri, kësaj here juristja na habiti disi me fotografinë e publikuar.
Me një fustan shumë elegant, e markës së njohur Christopher Esber, Ajola shfaqet rrezëllitëse në ashensorin ku ka shkrepur “selfie”, teksa i tregon 50 mijë ndjekësve të saj më shumë nga sa janë mësuar të shohin.
Ajo që ka rënë në sy nga Xoxa, është fustani me kristale të markës së njohur dhe se juristja nuk ka veshur të brendshme gjatë shkrepjes së fotografisë.
Ajolën të gjithë e njohim si juriste në profesion dhe se së fundi ka realizuar disa projekte muzikore, si tekst shkruese, etj. Ndoshta me këtë lëvizjen e fundit, Ajola do kthehet së shpejti në një blogere, ku padyshim nuk do mungojnë të tjera poza e paraqitje të saj.
Kujt prej vajzave u ngelën sytë tek fustani i saj tejet tërheqës, që të keni mundësinë për ta veshur, ju duhet të shkundni pak xhepat, pasi ky fustan vlen jo më pak se 1450 dollarë.