Teksa ministria e Shëndetësisë mori vendimin për të bërë të detyrueshme vendosjen e maskave në ambjentet e mbyllura, duket se ligjvënësit shqiptarë nuk e kanë marrë aq seriozisht këtë vendim.
Për këtë arsye kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi nga deputetët e Kuvendit që kishin ardhur pa maskë, ta vendosnin atë.
“Duhet të jemi ne të parët shëmbëlltyra e zbatimit të të gjtha masave e protokollit. S’ka vend për të neglizhuar ne të parët, e të kërkojmë nga zgjedhësit tanë, do kërkoja që ju e kushdo tjetër që është pa maskë në sallë, të vendosë maskë.
E dyta, kjo që po bëjmë ne s’është as më shumë e as më pak ajo që bën bota, gjithë parlamentet e botës demokratike.
E keni parë që dhe krerët e shteteve më të fuqishme të botës takohen e bisedojnë online.
Sa i përket kësaj, funksionimi i mbledhjeve të komisioneve të parlamentit ka qenë më transparent e produktiv edhe sikur të ishim në situatë të zakonshme.
Nëse ju si nismëtarë të ndryshimeve kushtetuese, i paragjykoni atio vaj halli cfarë do thonë ata që na dëgjojnë.
Kur flisni, unë s’mund të shkel aktet normative që janë vendosur e të rrezikoj jetët e deputetëve e para dhe e dyta përmes këtij shembulli të keq të deputetëve të përcjell mesazhin që ne ligjet i bëjmë për qytetarët e jo për vete”– tha Ruçi.