Moderatori i njohur i emisionit ‘Stop’ Saimir Kodra ka kaluar disa momente të vështira së fundmi pasi është shtruar në spital, ku dhe i është nënshtruar një operacioni.
Është mësuar se ai ka bërë një ndërhyrje në pjesë e shtyllës kurrizore për të cilën nuk dihet nëse ka pasur probleme më parë apo ka qenë thjesht një shqetësim i momentit.
Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij Alket Islami i cili ka shkuar dhe e ka vizituar dhe me këtë rast ka ndarë dhe disa foto me moderatorin, ku shihet se gjendja e tij shëndetësore është mjaft e mirë.
“Live, eh mer Saimir Kodra për një dhëmballë shtrohesh në spital! Portokalle për spital pls!”, ka shkruar ai pran fotos ku shfaqet së bashku me Saimirin në ambientet e spitalit.