Në mediat elektronike, kanë filluar të qarkullojnë disa foto pikante të zhvillimeve që shoqëruan protestën e opozitës në bulevard.
Një prej këtyre pamjeve është publikuar foto-reporteri i njohur Agim Rama.
Ky i fundit ishte i pranishëm në këtë tubim për ta pasqyruar zhvillimet me anë të fotove ku ka përcjellë në media disa prej tyre.
Fotografi Rama ka publikuar në rrjetet sociale mes të tjerave edhe një foto kur Lulzim Basha ishte duke pirë ujë në podium para protestuesve duke e shoqëruar me dixhiturën:
“Ju tha goja për ujë, mbase ju kujtua gjaku i të rënëve në bulevard,” shkruan Rama teksa i referohet ngjarjes tragjike të 21 janarit ku Lulzim Basha nën postin e ministrit të Brendshëm dha urrdhër për të ekzekutuar 4 qytetarë.
(TemA)