Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është shfaqur në takimin elektoral të Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme në Kavajë.
Në foton e mësipërme Roshi dallohet mes turmës që mori pjesë në takim, ndërsa duket që mban një kapuç në kokë dhe veshur me një kostum sportiv.
Në media përflitet për një mbështetje të Roshit ndaj kësaj force politike pasi në listën e hapur të Kavajës për PD-në garon kushëririn e tij, Elton Rroshi. Ish-kryebashkiaku i Kavajës Ervis Roshi, së bashku me disa emra të tjerë u largua nga politika përmes ligjit të dekriminalizimit.