Ashtu siç ishte lajmëruar presidentja kroate Kolinda Grabar Kitarovic, ka mbërritur në Tiranë, pas ftesës së bërë nga homologu i saj, Ilir Meta. Pas pak pritet që ata të dy të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp në praninë e gazetarëve shqiptarë dhe kroatë.
Pas konferencës me gazetarët, Presidentja e Kroacisë do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjithashtu Presidentja e Kroacisë gjatë qëndrimit në Tiranë do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha./Ekskluzive.al