Deri tani janë zbuluar disa nga emrat e personave të famshëm që u bënë pjesë e dasmës së Ledionit dhe Sarës. Por duket se në listën e tyre mungon një prej personave të afërt me familjen Hoxha.
Ish –Drejtori i Përgjithshëm i “Top Channel”, Erion Ylli, duket se nuk është i ftuar në ditën më të rëndësishme të një prej trashëgimtareve të televizionit. Ai ka qenë krahu i djathtë i Vjollca Hoxhës pas vdekjes së Dritanit, për të cilin Erioni ishte në pozicionin e shoferit. Ai është parë shpesh në evente të rëndësishme dhe është fotografuar pranë pjesëtarëve të familjes Hoxha. Por ditën e sotme në vend që të jetë në Itali, ai ndodhet në një prej plazheve shqiptare
Në postimin e tij në Instagram, Erioni tregoi se mbrëmjen e së premtes e shijoi në një nga klubet e Tiranës, ndërsa sot ndodhet në plazh. Gjithashtu ai duket se nuk i ndjek më në Instagram dy motrat, Lorin dhe Sarën. Ndoshta mes tij dhe familjes Hoxha ka ndodhur ndonjë debat, por ende nuk dihen arsyet.