Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputetët e PD-së kanë rezervuar një sërë pyetjesh ndaj drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të ILD.
Përpara se të fillonte raportimi i tyre, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, dhe Jorida Tabaku janë fotografuar, ndërkohë që diskutonin me Berishën.
Të kenë marrë udhëzime se për çfarë duhet të pyesnin apo është kjo një ‘mea kulpa’ e tyre në raport me të shkuarën e tyre kur kanë mbështetur drejtësinë?
Përgjigjen vetëm ata mund të na e japin, por foto flet më shumë se çdo fjalë.






