Princesha Beatrice është fejuar me italianin Edoardo Mapelli Mozzi, pas një romance që zgjati prej disa muajsh. Ajo deklaroi se ishte kaq e lumtur dhe se mezi po pret të martohet. Vajza e madhe e Dukës dhe Dukeshës së York-ut u fejua me Mozzi-n në Itali, ndërsa ceremonia martesore do të mbahet vitin e ardhshëm.
Beatrice kishte veshur për ceremoninë një fustan me lule 700 euro të markës “Zimmerman”, mbante një byzylyk Cartier, që kushton rreth 3.000 mijë euro dhe unazë “Shaun Leane” 3.5 karat, me vlerë 100 mijë paund.
Historia e romancës së tyre është e mbushur me mistere dhe prapaskena.
Edoardo ka qenë i martuar me Dara Huang dhe ka një djalë 2-vjeçar me të dhe dyshohet se ai nisi të dalë me Princeshën 31-vjeçare gjatë kohës që ishte bashkë me familjen.
Madje kur lidhja e tyre u zbuluar, u përfol se Beatrice ishte shkaktarja që Mozzi i dha fund martesës dhe u nda nga bashkëshortja.
Ata nuk kanë folur për këtë fakt, por burime pranë Mozzi-t e kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se ai kishte 6 muaj që ishte ndarë nga bashkëshortja, kur nisi të frekuentohej me Princeshën.
Princesha Beatrice i dha fund marrëdhënies 10 vjeçare me ish-partnerin e saj David Clarke.