Janë dashur vetëm 5 minuta që sheshi para Kryeministrisë të boshatisej i tëri nga protestuesit e thirrur prej opozitës.
Siç u pa edhe nga pamjet me dron, por edhe kjo boshatisje e shpejtë, janë dëshmi se protesta nuk ka arritur pritshmëritë e paralajmëruara nga eksponentët e opozitës.
Mund të themi se njerëzit e ardhur në shesh për protestë kanë qenë anëtarë dhe njerëz aktivë të partive politike opozitare.