Festivali Sunny Hill ku qendra e vëmendjes është Dua Lipa vazhdon sërish sot, ku në skenë janë edhe ngjitur emra të njohur të muzikës shqiptare e të huaj. Ndër ta është reperi Ledri Vula, të cilin babai i Duas, Dukagjin Lipa e ka treguar nëpërmjet postimeve në Instastory ku ka xhiruar pak minuta nga performancat e tij.
Kujtojmë se para disa vitesh, ai ka qenë i dashuri i Duas, por babai i saj duket se e ka harruar të kaluarën dhe shijon suksesin e tij në muzikë.
Këngët që këndoi Ledri në koncert ishin “Krejt shokt e mi”, “U harrum”, “Dje dhe sot”. Sonte kanë performuar edhe Mc Kresha me Lyrical Son, ndërkohë që në Prishtinë ka mbërritur edhe reperi Gashi.